INTERNSHIPI – si tranzicion mes akademisë dhe punësimit!

Fact File:

Vendi: Mbretëri e Bashkuar

Përftuesi: BPP University

Titulli i Programit: IMBA

Kohëzgjatja: 18 muaj

Kontrata e punës: 6 muaj

Pagesa: + £7.38 për orë pune

Kusht akademik: Diplomë Bachelor (dega është e parëndësishme)

Kusht gjuhësor: IELTS UKVI 6.5 (mbështetje nërmjet kurseve paraprake mbi gjuhën Angleze kërkohet në rastin që niveli ka nevojër përmirësim)

Një ligj i mirërregulluar nën ombrellën e pagës minimale është internshipi në  Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që në vendin tonë lulëzojnë bizneset familjare, entuziazmi mbi mbijetesën e këtyre kompanive ka nisur të zbehet. Sikurse për çdo biznes, cikli i zhvillimit (ose i rënies) është i paevitueshëm dhe në shumë raste pronarët gjenden të papërgatitur.

Duke u kthyer tek mirërregullimi i internshipit, shumë kandidatë na pyesin:

A është e mundur të shkohet në Britaninë e Madhe me kontratë punësimi?

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje duhet të vihemi në vendin e rekrutuesve Britanike. Në një treg të hapur, me kontribues nga të gjitha kombësitë, eksperienca e punës brenda në Britani bëhet kyc. Në fjalë të tjera, nese individi vjen nga një treg tjetër, i cili operon në një mënyrë të ndryshme atëherë pse duhet të ndërmerret risku i të punësuarit (nëse nuk kanë të bëjnë me një talent të jashtëzakonshëm sigurisht).

Sipas Ligjit Britanik në mënyrë që të përfitohet një working contract/ internship nëpërmjet Universiteteve, eksperienca e punës e kandidateve duhet të jete të paktën një vit. Rallë herë universitetet Britanike ofrojnë programe internshipi me eksperience pune nën 3 vite.

Paga Minimale në UK përfaqëson një koncept të ndryshëm dhe krejt origjinal, grupmosha të ndryshme kanë paga minimale të ndryshme:

  • £5.90/ orë pune për moshën 18-20,
  • £7.38/orë pune per moshen 21-24,
  • dhe £7.83/ore pune per 25 vjec e siper.

Shanset janë që duke marrë parasysh përfundimin e të paktën një niveli Bachelor në vendin e origjinës, pagesa e grupmoshës së dytë ose të tretë të aplikohet.

IMBA ka vlerë pasi inkorporon koncepte globale në rrethana lokale dhe i jep mundësinë dhe pavarësinë studentit të fokusojnë të mësuarit në një fokus specifik. Studentë nga të gjitha fushat mësojnë rreth operimit të bizneseve pavarësisht nga industria ku operojneë.

12 muaj studime universitare krijojnë kohëzionin dhe bazën e nevojshme për të qënë gati për eksperiencen e parë të punësimit në Britaninë e Madhe. Ndërkohë BPP University bashkëpunon me operatorët më të mirë të tregut duke siguruar intervista në mënyrë që studenti të ekspozohet ndaj mundësive dhe të zgjedhë opsionin më të përshtatshëm bazuar në kushtet personale.