SELT ose Secure English Language System është një grup testimesh i njohur nga Qeveria Britanike për një shumëllojshmëri vizash. Gjerësisht në Shqiperi këto lloj provimesh janë mbuluar ekskluzivisht nga organizata kulturore e Mbretërisë së Bashkuar, siç e njohim ndryshe British Council.
Cilësia është kryefjala e këtyre provimeve pasi Qeveria Britanike merr vendime shumë të rëndësishme bazuar në këto rezultate. Englanders CR i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara dhe tashmë është autorizuar për dhënien e Provimeve PSI Selt.
Englanders CR, me zyra në zemër të Tiranës, është qendër e autorizuar e Provimeve PSI. Me vendim të qeverisë Britanike, si më poshtë vijon i shkëputur nga portali qeveritar Gov.UK, testimet PSI janë të vlefshme për lloje të ndryshme vizash Britanike.

Për më tepër info referojuni kësaj video: https://www.sqa.org.uk/sqa/100357.html
Pse të përzgjidhni PSI Selt?
Ka një shumëllojshmëri nivelesh, e përcaktuar fiks sipas llojit të vizës për të cilën do të aplikoni. Në këtë mënyrë nuk ekspozoheni ndaj vështirësive të panevojshme. Nëse IELTS psh është nga 1-9 në sistem notash, kandidati ekspozohet nga vështirësia minimale tek ajo maksimale. Nëse i referohemi CEFR (Common European Framework for Foreign Languages
1) është njohuria minimale ekuivalenti i A1 dhe 9 njohuria maksimale ekuivalenti i C
2). Pra pavarësht se kandidatit për studime në UK mund ti duhet vetëm niveli 4.5 ose B1, ai ose ajo, do të japë provimin e IELTS, do të përballet gjithsesi me vështirësi deri në nivelin C2.
Në rastin e PSI niveli më i lartë me të cilin kandidati student do të përballet është B2.
Kujdes: Provimet PSI SELT ekzistojne dhe ne formatin e nivelit gjuhësor C1 dhe C2 por asnjëra nga këto nivele nuk kërkohet për vizat emigratore të njohura nga Qeveria Britanike pasi për këto lloje vizash niveli maksimal i vështirësisë limitohet në B2.
Një tjetër përparësi e qartë: PSI SELT plotësohet në një seance të vetme përkundrejt provimeve IELTS UKVI psh që kërkojnë 2 seanca veç e veç, 1 për modulet listening, reading dhe writing dhe 1 veçmas (një ditë apo orar tjetër) për modulin speaking.
Ja disa nga llojet e vizës dhe sipas tyre dhe niveli i kërkuar dhe gjatësia e kohës së provimit:
Lloji i vizës |
Çfarë teston |
Niveli | Koha e testimit |
Join Family visa (Spouse, Partner, Child), e njohur gjerësisht si bashkimi familjar. | Të folurit dhe të dëgjuarit | A1 | 30 minuta |
Vizë si përfaqësues i një biznesi të huaj | Të folurit dhe të dëgjuarit | A1 | 30 minuta |
Tier 2/Sportist | Të folurit dhe të dëgjuarit | A1 | 30 minuta |
Tier 2/General Visa (ajo që ne e njohim si viza e punësimit) | Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit | B1 | 175 minuta |
Tier Health and Care (vizë punësimi në shëndetësi dhe shërbimet e kujdesit) | Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit | B1 | 175 minuta |
Viza e Inovacionit | Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit | B2 | 190 minutes |
Viza Start Up | Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit | B1 | 190 minuta |
Vizë studentore * (shkollë e mesme dhe Undergraduate/ Bachelor) | Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit | B1 | 175 minuta |
Vizë studentore (postgraduate/Master)* | Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit | B2 | 190 minuta |
*Në rastin e vizave studentore, përcaktimin e nivelit të kërkuar gjuhësor e bëjnë vetë institucionet Akademike. Ju lutemi të konsultoheni përpara se të bëni aplikimin tuaj.
Si dhe pse të përzgjidhni Englanders CR për të dhënë provimin tuaj PSI SELT?
Qendra jonë ka limituar kapacitetin e kandidateve që mund të testohen njëkohësisht ne vetëm 1 person. Pra, ju do të jeni të vetëm në provim, për më shumë privatësi, në një ambjent të qetë dhe pa asnjë shurmë apo tërheqje vëmendjeje. I gjithë provimi është online, i pajisur me kufje profesionale dhe i testuar dhe i mirëmbajtur në vazhdimësi. Kushte optimale dhe orare pothuajse të përditshme.
Kujdes: IELTS UKVI apo ekuivalenti në familjen e testimeve SELT ka vetëm disa ditë përgjatë një muaji që mund të jepet testimi, ndërkohë pranë nesh PSI selt është i disponueshem pothuajse çdo ditë të javës.
Gjithashtu prenotimi online i IELTS UKVI mbyllet të paktën 1 javë përpara provimit ndërkohë që me provimin PSI SELT pranë zyrës tonë ju mund të prenotoni edhe 2 ditë përpara ditës së provimit (në varësi të disponibilitetit).
Prenotimi nuk ka qenë kurrë me i thjeshtë. Vetëm disa hapa që permbledhin informacionin, pagesa kryhet online dhe me pas ju mirëpresim në zyrat tona në zemër të Tiranës, tek Rruga e Barrikadave.
Që eksperienca juaj me PSI të mos jetë një surprisë referojuni materiale përgatitore online falas: https://www.skillsforenglish.com/downloads/learning-materials-english.pdf
Regjistrohu për testimin e gjuhës Angleze:
https://www.bookmyskillsforenglish.com/login