Çfarë të presësh nga testimi PSI SELT, i vlefshëm për vizat e bashkimit familjar në Britani?

A1 PSI SELT, i vlefshëm për vizat e bashkimit familjar në Britani

Niveli i kërkuar i njohurive të Anglishtes së dëgjuar dhe të folur është ai minimal pra A1. Testimi është tërësisht online dhe nuk ka element njerezor, pra ekzaminues prezent. Kjo i jep mundësi kandidatit të fokusohet përpara ekranit dhe të mos përjetojë emocionet e takimit me të panjohur.

Moduli 1 që testohet është ‘të folurit’ që zgjat rreth 10 minuta dhe ndahet në 3 pjesë.

Në pjesën e parë kërkohen informacionet bazë mbi kandidatin dhe ju duhet t’i përgjigjeni pyetjeve si: Emri juaj, gërmezimi i emrit tuaj, nga jeni, ditëlindja si dhe me çfarë aktiviteti merreni.

Në pjesën e dytë të modulit ‘të folurit’ kandidatit i paraqiten 2 seri pyetjesh nga 2 tema të caktuara. Secila temë ka 5 pyetje. Përgjigjet mund të jenë të shkurtra dhe një fjali me me pak sesa 10 fjalë konsiderohet ok.

Pjesa e tretë, kërkon që kandidati të ofrojë një përgjigje të plotë dhe të vazhduar në lidhje me një ndodhi apo episod të caktuar.

Kujdes: në këtë provim vleresohet niveli juaj i Anglishtes dhe jo idetë tuaja, pra edhe nëse ju nuk keni eksperiencë personale mbi pyetjen mjafton që përgjigjia të jetë korrekte nga pikëpamja linguistike dhe gramatikore. Një shembull i mirë i pyetjeve që konsiderohen të vështira por që nuk janë: gatimi e preferuar për meshkujt, apo një event sportiv për femrat. Pyetjet në dukje të vështira nuk duhet t’ju stepin pasi nuk është e rëndësishme eksperienca qe ju keni në lidhje me një temë të caktuar por njohuritë e gjuhës në lidhje me temën në fjalë.

Moduli 2 dhe i fundit që testohet është ‘të dëgjuarit’ dhe zgjat përafersisht 20 minuta.

Gjatë pjesës së parë të ‘të dëgjuarit’ ju do të dëgjoni 5 inçizime të cilat janë të lidhura me përgjigjet përkatëse.

Gjatë pjesës së dytë të ‘të degjuarit’ ju do të dëgjoni një bashkëbisedim i cili përmban 5 pyetje për të cilat ju kërkohet të gjeni përgjigjen e saktë.

Gjatë pjesës së tretë, ju do të dëgjoni një bashkëbisedim ndërkohe që në ekran ju shfaqet një tekst me disa hapësira boshe të cilat duhet t’i plotësoni me fjalët që dëgjoni në kufje.

Përparësitë dhe lehtësitë:

    • Incizimet mund të dëgjohen nga 2 herë dhe kjo është ndihmë e madhe për kandidatët.
    • Minutazhi tregohet në cep të ekranit të monitorit tuaj pra në çdo moment jeni në kontroll të kohës.
    • Një sinjal i shkurtër ‘beep’ i orienton kandidatët ekzaktësisht kur duhet të nisin të flasin

Të gjitha instruksionet e testeve i gjeni në këtë link:

https://skillsforenglish.com/test/selt/selt-practice-tests/