Arsimi i mesëm publik Kanadez, tashmë i arritshëm nëpërmjet Crown Albania

Një ndryshim në legjislacion i ndodhur rreth 15 vite më parë hapi dyert e shkollave publike Kanadeze për studentet internacional. Synimi ishte i dyfishtë: angazhimi global dhe shtimi i të ardhurave për t’a bërë sistemin shkollor, edhe pse publik më të qëndrueshëm dhe të pavarur nga pikëpamja financiare. E thënë kjo, stafi akademik dhe administrativ nuk mund të përballojë fluksin e kërkesave që vijnë direkt nga prindërit apo studentet e interesuar. Kjo është arsyeja pse Crown Albania ka një rol kyç në të gjithë procesin e aplikimit pasi është hallka lidhëse mes shkollave dhe prindërve.

Sistemi akademik në Kanada është më fleksibël se ai Shqiptar dhe se ai në shumë vende Europiane. Studentët mund të zgjedhin lëndë dhe nga vitet e mëvonshme. Në fjalë të tjera, nëse studenti bën një kërkesë specifike dhe shkolla certifikon që niveli është ai i kërkuar, atëherë nxënësi mund të marrë një lëndë të caktuar që i korrespondon një viti akademik me lart. Pra jo rrallëherë, shihen raste kur studentët e klasës 11 studiojnë 1 apo disa lëndë nga klasa e 12. Kjo rrit numrin e krediteve dhe mundësitë për regjistrim në Universitetet më të mira. E kundërta është shumë e rrallë.

Studentet në shkollat e mesme marrin nga 4 lëndë në secilin nga 2 semestrat. çdo ditë përgjatë semestrit ka të njëjtat lëndë me nga 90 minuta por renditja e lëndëve mund të variojë. Sistemi i shkollës së mesme Kanadeze është shumë i fokusuar në të “mësuarit nëpërmjet të bërit” dhe gjatë javës së parë të orientimit në shkollë studentët fokusohen tek “safety rules” pra si të veprojë në raste emergjencash dhe çfarë të mos bëjnë ndërkohë që përdorin pajisjet e shkollës.

Lëndët vlerësohen me kredite dhe meqënëse sistemi është i unifikuar, çdo student ka shance të barabarta në bazë të rezultateve të arritura, që të ketë një vend në universitetet më të mira pavarësisht nëse vjen nga shkollë e mesme publike apo private, boarding apo homestay, qytezë e vogël apo metropol si: Vancouver, Calgary apo Toronto.

Rekomandimi akademik për studentët internacional është që graduation pathway, pra përfitimi i diplomës së shkollës së mesme Kanadeze dhe progresi i sigurtë në mjedisin universitar, përftohet më së miri me të paktën 2 vite eksperiencë shkollë të mesme në Kanada.

Pra, koha më e përshtatshme për t’u transferuar me studime për studentët do të ishte klasa e 10 apo e 11.

Përveç lëndëve shkollore studenti mund të zgjedhë “electives”, deri në 4 të tilla. Klubet gjithashtu janë një pjesë e rëndësishme e ambjenti shkollor në sistemin publik Kanadez pasi fokusi është tek angazhimi. Shumëllojshmëria e klubeve është një veçanti dhe një siguri që secili student të gjejë të paktën një interes dhe t’a zhvillojë atë me tej duke e ndarë këtë me shokë të rinj.

Klubet variojnë nga aviacioni, kulinaria e deri tek kopshtaria. Të gjitha zhvillohen në ambjente të mirëpajisura dhe të bollshme, të menaxhuara nga mësues që primar kanë pasionin për të dhënë dije.

Qytetet Kanadeze janë të përmasave të ndryshme dhe për pasojë sisteme të ndryshme transporti aplikohen. Psh: ne Port Alberni, Vancouver Island popullsia është rreth 17.000 banorë dhe nuk ka transport publik apo autobuz shkolle pasi çdo destinacion përfshihet në një rreze ecjeje në këmbë. E thënë kjo në shumë raste familjet pritëse marrin përsipër transportin e fëmijëve çdo ditë në shkollë. Ndërkohë që në Nanaimo, Vancouver Island popullsia është rreth 95.000 banorë dhe ka autobuz shkolle dhe transport publik.

SQARIM: Qytezat Kanadeze mund të kenë dhe vetëm 2.000 banorë por gjithsesi shteti siguron një sistem edukativ standard dhe profesional, pra nuk është e rrallë që të gjesh studentë internacional dhe në komunitete kaq të vogla.

Si akomodohen studentët e shkollave të mesme në Kanada?

Familjet pritëse janë një koncept kurioz në raport me eksperiencën Shqiptare. Ato mund të variojnë nga familje me fëmijë, që nga ata me prindër single deri tek familjarë mesomoshë fëmijët e të cilëve kanë mbushur 18 vjeç dhe janë larguar nga shtëpia.

Nga ana tjetër, kritere jo variabël, pasi janë të rregulluara me legjislacion janë; që familja pritëse mund të mirëpresë deri në 2 nxënës internacional të së njëjtës gjini, me kushtin që ata të kenë një dhomë më vetë dhe t’u sigurohen 3 vakte ushqim në ditë. Eksperienca tregon që familjet pritëse lidhen shumë me studentët internacional, saqë shkollat rekomandojnë që prindërit natyral të “shkëputen paksa” dhe të mos e shoqërojnë fëmijën e tyre në udhëtimin jashtë vendit dhe pushimet e fundvitit studentët t’i kalojnë në Kanada, me familjen pritëse.

Crown Albania është Organizatë Jofitimprurëse e regjistruar me vendim gjykate numër 957 në Dhjetor 2014, Nipt L51704451H. Qendra është përfaqësuese e kontraktuar e më shumë se 150 shkollave publike dhe private ne Kanada. Ka një ofertë dhe një portë për interesin e të gjithëve ndërkohë që ne kemi në çdo rast në qëndër të vëmendjes ofrimin e mundësive të barabarta për studentet ekselentë Shqiptarë.

Assistenca jonë është 360 gradë, nga marrja e interesit tuaj, përftimi i ofertës deri në përfundimin e procedurave të vizës pranë Autoriteteve Emigratore.

Studimet jashtë Shqipërisë kërkojnë një planifikim në kohë dhe ne rekomandojmë që aplikimet të mbyllet brenda muajit Shkurt në mënyrë që të sigurohet një proces i kujdesshëm dhe i suksesshëm.