University Foundation? Pse studentët Shqiptarë detyrohen t’a bëjnë?

Tradicionalisht e kemi parë Foundation programme si ura mes shkollës së mesme dhe studimeve universitare. Në fakt mund të jetë kjo ose dhe viti lidhes mes një Bachelori dhe Masteri. Studimet janë plotësuese dhe synojnë të mbushin çdo hendek akademik.

A duhet që studentët Shqiptarë të bejnë një vit të tillë?

Kjo mënyrë studimi është e përshtatshme për disa kandidatë të cilët janë të vonuar në planifikimin e studimeve Universitare. Gjithashtu fakt është që përbën një zgjidhje komode dhe relativisht të sigurt në kontekstin edukativ në rastin e ndryshimit të vendit ku studiohet.

A vlen një Foundation degree? Sigurisht që po!

Për t’a sqaruar më mirë duhet t’a shtrojmë pyetjen ndryshe: për cilin nivel studimi dhe sa vlen?

Foundation në UK zgjat tipikisht 3 semestra, mund të bëhet në një kolegj apo Universitet, nis në Shtator dhe përfshin 3 lëndë bazë plus Anglisht (ESL) në rastin që përgjithësisht IELTS është nën nivelin Academic 6.5.

Në çdo rast University Foundation bëhet një vit përpara Bachelor dhe synon të përshtatë njohuritë dhe pritshmëritë e studentëve dhe të shkollës përkatësisht.

Ajo çfarë mund të përbëjë të renë ose informacionin disi të rezervuar është:

  • University Foundation mund të jetë shumë mirë një zëvendesues i vitit të 3 gjimnaz në Shqipëri, pra mund t’a nisni që pa mbaruar shkollën e mesme.
  • Foundation mund të nisë në Shtator, Nëntor ose Janar pra opsioni i 2 semestrave është tërësisht i mundur
  • Një Foundation Course është pothuajse i papranuar në fusha specifike studimi si psh Mjekësia.
  • Për studentët shumë të përgatitur Foundation Year mund të shkëmbehet me International Year One, një vit që është në funksion të studentëve internacional të cilët mbas kompletimit me sukses të këtij viti mund të progresojnë në vitin e 2-të Bachelor.
  • Master’s Foundation gjithashtu është opsioni i studentëve të cilët kanë mbaruar një Bachelor në vendin e tyre. Ky program është i përshtatshëm për studentët më arritje akademik nën nivelin e kërkuar nga institucioni universitar i përzgjedhur, ata studentë që kanë disa vite shkëputje nga akademia apo/dhe me vështirësi në gjuhën Angleze. Përfundimi me sukses i Master Foundation (mes 60% dhe 70% arritje pozitive)mundëson që aplikanti të ketë sukses në aplikimet për Master.

Informacioni është pushtet. Të mësuarit është superpushtet.

Kontaktoni Crown Albania për më shumë dhe për të lexuar brenda rreshtave, pasi shumë klauzola ekzistojnë ndërkohë që dyert janë të pafundme.