Tribu’ja e fortë dhe e madhe – NANAIMO

Nihuni me shkollën e mesme publike NANAIMO Ladysmith

Kur mendojme të studiojme jashtë vendit, faktorët që konsiderojmë janë:

  • Edukim Cilësor dhe i njohur ndërkombëtarisht,
  • Kosto e perballueshme rreth 50% me ekonomike sesa UK apo USA.
  • Një destinacion i sigurt
  • Mjedis mikpritës

Të gjitha këto jua ofron Kanadaja!

Një planifikim jo shumë i largët sjell në vëmendje dhe mundësine e punësimit pas diplomimit – Kanada është një nga vendet e pakta që ofron mundësi punësimi për studentët që kanë mbaruar Universitetet Kanadeze dhe kanë marrë një diplomë Kanadeze. Në fakt, pasi të përfundojnë studimet, studentët ndërkombëtarë mund të punojnë në Kanada deri në 3 vjet me vizë pune, kohë gjatë së cilës kanë mundësi të ndërtojnë një mundësi tjetër emigrimi nëpërmjet sistemit të pikëzimit!

Nanaimo është një qytet port prej me pak se 100,000 banoresh njëkohësisht nyje lidhëse mes Ishullit të Vancouver dhe mainland Vancouver, zyrtarisht ka motin më të butë në tërë territoret e Kanadasë.

Gjatë një vizite në Kanada përfaqësuesit e Crown Albania kanë shkëmbyer dhe përfituar eksperiencë në lidhje me procesin e rregjistrimeve të nxënësve Shqiptarë në shkollën e mesme publike – Nanaimo Ladysmith

Madhësia e shkollave të mesme ne Nanaimo varion nga 275 (Cedar) ne 1450 (NDSS) nxënës. Në varësi të çfarë studenti kërkon, infrastruktura mund të jetë aq e madhe sa për të akomoduar të gjithë por dhe aq e vogël sa për t’u ndjerë si në shtëpi.

Në total i gjithe qyteti mirëpret me pak se 200 studentë internacional. Si pasoje, nga pikepamja e komoditetit, autoritetet edukative kanë ‘luksin’ të përzgjedhin me shumë kujdes familjet pritese të cilat janë pika shumë të forta mbështetjeje në edukimin e të rinjve me vlerat e shëndetshme Kanadeze.

Studentëve ju ofrohet një dhomë personale dhe ata akomodohen me maksimumi 1 student tjetër ndërkombetar më të njëjtën gjini por jo nga një kombësi e njëjtë. Kjo ndodh pasi drejtuesit e programit konsiderojnë të rëndësishëm komunikimin në Anglisht ose Frëngjisht.

Nga e majta në të djathtë: Maria dhe Kristina nga Meksika, Jorge nga Spanja, Jasper nga Suedia, Valbona nga Shqipëria dhe Rob, District principal Nanaimo. Hanley mbrapa cameras:)))

Drejtuesi i Districtit, Rob Hutchins, që ka në menaxhim 30 shkolla përfshirë ato të mesme në district. https://ise.schools.sd68.bc.ca/  

Në godinën e administratës ajo që na tërheq vëmendjen është ana vizuale e gjallë, simbolika shkollës së mesme publike e Ladysmith që na përcjell më pas në të gjitha shkollat.

Vizioni i shkollës është: të ndërtoje një komunitet inkurajues, innovator, gjithëpërfshirës dhe të personalizuar të të mësuarit që frymezon sukses për të gjithe.

Eksperienca e studenteve tanë është e shkëlqyer.

Ata që janë bashkuar që në klasën e 10 kanë zhvilluar një lendë semestrale me detyrim që quhet ‘Career life education’ dhe që i mëson të shkruajnë resume, të bëjnë kërkime të thjeshta, të komunikojnë me borde të ndryshme (punësimi dhe akademike).

Gjithashtu lënda sqaron në mënyrë të detajuar dhe konçize kombinimin e lendëve të cilat përkthehen në kredite dhe ju japin mundësinë studentëve përgjatë gjithë shkollës së mesme (pra klasa 10,  11 dhe 12) të mbledhin këto kredite për të demonstruar merita akademike që i hapin rrugën regjistrimeve në Universitete prestigjioze me reputacion global si UBC.

  • Minimumi i krediteve për të marrë gjimnazin për studentët Kanadez dhe internacional që kryejnë krejt programin studimore të shkollës së mesme aty është 80 kredite per laureimin.
  • Klasa 11 shënon pikën ku studentit i kërkohet të nisë eksperiencë vullnetare, e cila vazhdon dhe në vitin pasardhës, në total 30 orë vullnetarizëm i certifikuar.
  • Sikurse në çdo strukturë akademike të mirë-rankuar, konkurrenca në Universitetet Kanadeze është shumë e fortë, pra nuk ka një limit të sipërm të krediteve. Universiteti i ishullit të Vancouver është pikërisht në Nanaimo (VIU) duke i dhënë qytetit dinamikën studentore dhe prezencë multikulturore ndërkombëtare.
  • Jeta shkollore në Nanaimo Ladysmith ofron shumë aktivitete jashtëshkollore, duke përfshirë skuadra atletike (futboll, golf, basketboll, rugby, etj.), Klube (drama, prodhim gazete, etj.), Arte interpretuese (grupi xhaz, turne, etj.) Klubi i vallëzimit, teatri muzikor, dhe ngjarjet shoqërore (vallet, promovimet e shpirtit shkollor, etj.)

NANAIMO në gjuhën Indiane do të thote “Big, strong tribe/Tribu e forte dhe e madhe” burimi: ENCYCLOPÆDIA BRITANNICA

Aktivitete që mund të bëhen në kohën e lirë

Kuriozitete mbi qytezen Nanaimo Ladysmith

  • Nanaimo Dessert Bar është krenaria e qytetit, ka 30 versione që përfaqësojnë kulinarine e një shtegtimi të famshëm me biçikletë (hiking trail) ku secili destinacion ndryshon me një ingredient që e jep shijen unike.
  • Në largesi me pak se 3 orë ndodhet Tofino që konsiderohet si parajsa botërore e surf’isteve.
  • Ndërkohe Vancouver është 1 orë e gjysëm larg me traget (BC Ferries është linja e trageteve që ka eksperimentuar përdorimin e sistemit të operimit elektrik në mënyrë që të ulë zhurmën dhe te mos shqetësojë gjallesat nënujore). Shume rekomandojne seaplane (15 minuta) që është një experiencë e jashtëzakonshme, gjithashtu eshte dhe mundësia për t’a përshkruar të gjithë distancën me fluturim tradicional në vetëm 20 minuta.
  • Ndër kuriozitetet që ia vlejnë të eksplorohen janë Nanaimo wreck diving që tregon mrekullitë që mund të bëjë njeriu në përpjekje për t’u përafruar me natyrën. Kjo hapësirë përfshin 3 anije të mbytura në mënyrë të kontrolluar nga autoritetet duke filluar nga rreth 50 vite më parë me synimin që të ‘banoheshin’ nga bota nënujore dhe kësisoj të mundesojnë një aventurë zhytjete të pashoqë https://www.youtube.com/watch?v=8lecOvdRxj4
  • Për më shumë kampionati botetor i Bathtub https://www.youtube.com/watch?v=MZJjiHo-wa0 zhvillohet në Nanaimo.
  • Victoria, cepi me i largët i ishullit të Vancouver është më pak se 1 orë e gjysëm larg.
  • Vetë Nanaimo ka peisazhin më mahnitës me bollëk natyror të gjelberimit dhe ujërëave lumor, liqenor, oqeanik dhe në formën e ujëvarave.
  • Për më shumë informacion https://www.tourismnanaimo.com/

Crown Albania është Organizatë Jofitimprurëse e regjistruar me vendim gjykate numër 957 në Dhjetor 2014, Nipt L51704451H.

Qendra është përfaqësuese e kontraktuar e më shumë se 150 shkollave publike dhe private ne Kanada. Ka një ofertë dhe një portë për interesin e të gjithëve ndërkohë që ne kemi në çdo rast në qëndër të vëmendjes ofrimin e mundësive të barabarta për studentet ekselentë Shqiptarë.

Assistenca jonë është 360 gradë, nga marrja e interesit tuaj, përftimi i ofertës deri në përfundimin e procedurave të vizës pranë Autoriteteve Emigratore.

Studimet jashtë Shqipërisë kërkojnë një planifikim në kohë dhe ne rekomandojmë që aplikimet të mos i lini për në moment të fundit, në mënyrë që të sigurohet një proces i kujdesshëm dhe i suksesshëm.