Çfarë të presësh nga testimi PSI SELT, i vlefshëm për vizat e bashkimit familjar në Britani?

A1 PSI SELT, i vlefshëm për vizat e bashkimit familjar në Britani

Niveli i kërkuar i njohurive të Anglishtes së dëgjuar dhe të folur është ai minimal pra A1. Testimi është tërësisht online dhe nuk ka element njerezor, pra ekzaminues prezent. Kjo i jep mundësi kandidatit të fokusohet përpara ekranit dhe të mos përjetojë emocionet e takimit me të panjohur.

Moduli 1 që testohet është ‘të folurit’ që zgjat rreth 10 minuta dhe ndahet në 3 pjesë.

Në pjesën e parë kërkohen informacionet bazë mbi kandidatin dhe ju duhet t’i përgjigjeni pyetjeve si: Emri juaj, gërmezimi i emrit tuaj, nga jeni, ditëlindja si dhe me çfarë aktiviteti merreni.

Në pjesën e dytë të modulit ‘të folurit’ kandidatit i paraqiten 2 seri pyetjesh nga 2 tema të caktuara. Secila temë ka 5 pyetje. Përgjigjet mund të jenë të shkurtra dhe një fjali me me pak sesa 10 fjalë konsiderohet ok.

Pjesa e tretë, kërkon që kandidati të ofrojë një përgjigje të plotë dhe të vazhduar në lidhje me një ndodhi apo episod të caktuar.

Kujdes: në këtë provim vleresohet niveli juaj i Anglishtes dhe jo idetë tuaja, pra edhe nëse ju nuk keni eksperiencë personale mbi pyetjen mjafton që përgjigjia të jetë korrekte nga pikëpamja linguistike dhe gramatikore. Një shembull i mirë i pyetjeve që konsiderohen të vështira por që nuk janë: gatimi e preferuar për meshkujt, apo një event sportiv për femrat. Pyetjet në dukje të vështira nuk duhet t’ju stepin pasi nuk është e rëndësishme eksperienca qe ju keni në lidhje me një temë të caktuar por njohuritë e gjuhës në lidhje me temën në fjalë.

Moduli 2 dhe i fundit që testohet është ‘të dëgjuarit’ dhe zgjat përafersisht 20 minuta.

Gjatë pjesës së parë të ‘të dëgjuarit’ ju do të dëgjoni 5 inçizime të cilat janë të lidhura me përgjigjet përkatëse.

Gjatë pjesës së dytë të ‘të degjuarit’ ju do të dëgjoni një bashkëbisedim i cili përmban 5 pyetje për të cilat ju kërkohet të gjeni përgjigjen e saktë.

Gjatë pjesës së tretë, ju do të dëgjoni një bashkëbisedim ndërkohe që në ekran ju shfaqet një tekst me disa hapësira boshe të cilat duhet t’i plotësoni me fjalët që dëgjoni në kufje.

Përparësitë dhe lehtësitë:

    • Incizimet mund të dëgjohen nga 2 herë dhe kjo është ndihmë e madhe për kandidatët.
    • Minutazhi tregohet në cep të ekranit të monitorit tuaj pra në çdo moment jeni në kontroll të kohës.
    • Një sinjal i shkurtër ‘beep’ i orienton kandidatët ekzaktësisht kur duhet të nisin të flasin

Të gjitha instruksionet e testeve i gjeni në këtë link:

https://skillsforenglish.com/test/selt/selt-practice-tests/

 

 

Testoni nivelin Anglisht me provimin me rritjen më të shpejtë globale SELT tek Englanders CR.

SELT ose Secure English Language System është një grup testimesh i njohur nga Qeveria Britanike për një shumëllojshmëri vizash. Gjerësisht në Shqiperi këto lloj provimesh janë mbuluar ekskluzivisht nga organizata kulturore e Mbretërisë së Bashkuar, siç e njohim ndryshe British Council.

Cilësia është kryefjala e këtyre provimeve pasi Qeveria Britanike merr vendime shumë të rëndësishme bazuar në këto rezultate. Englanders CR i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara dhe tashmë është autorizuar për dhënien e Provimeve PSI Selt.

Englanders CR, me zyra në zemër të Tiranës, është qendër e autorizuar e Provimeve PSI.  Me vendim të qeverisë Britanike, si më poshtë vijon i shkëputur nga portali qeveritar Gov.UK, testimet PSI janë të vlefshme për lloje të ndryshme vizash Britanike.

PSI Services: ‘Skills for English UKVI’
Si dhe pse të përzgjidhni Englanders CR për të dhënë provimin tuaj PSI SELT?

Për më tepër info referojuni kësaj video: https://www.sqa.org.uk/sqa/100357.html

Pse të përzgjidhni PSI Selt?

Ka një shumëllojshmëri nivelesh, e përcaktuar fiks sipas llojit të vizës për të cilën do të aplikoni. Në këtë mënyrë nuk ekspozoheni ndaj vështirësive të panevojshme. Nëse IELTS psh është nga 1-9 në sistem notash, kandidati ekspozohet nga vështirësia minimale tek ajo maksimale. Nëse i referohemi CEFR (Common European Framework for Foreign Languages

1) është njohuria minimale ekuivalenti i A1 dhe 9 njohuria maksimale ekuivalenti i C

2). Pra pavarësht se kandidatit për studime në UK mund ti duhet vetëm niveli 4.5 ose B1, ai ose ajo, do të japë provimin e IELTS, do të përballet gjithsesi me vështirësi deri në nivelin C2.

Në rastin e PSI niveli më i lartë me të cilin kandidati student do të përballet është B2.

Kujdes: Provimet PSI SELT ekzistojne dhe ne formatin e nivelit gjuhësor C1 dhe C2 por asnjëra nga këto nivele nuk kërkohet për vizat emigratore të njohura nga Qeveria Britanike pasi për këto lloje vizash niveli maksimal i vështirësisë limitohet në B2.

Një tjetër përparësi e qartë: PSI SELT plotësohet në një seance të vetme përkundrejt provimeve IELTS UKVI psh që kërkojnë 2 seanca veç e veç, 1 për modulet listening, reading dhe writing dhe 1 veçmas (një ditë apo orar tjetër) për modulin speaking.

Ja disa nga llojet e vizës dhe sipas tyre dhe niveli i kërkuar dhe gjatësia e kohës së provimit:

Lloji i vizës

Çfarë teston

Niveli Koha e testimit
Join Family visa (Spouse, Partner, Child), e njohur gjerësisht si bashkimi familjar. Të folurit dhe të dëgjuarit A1 30 minuta
Vizë si përfaqësues i një biznesi të huaj Të folurit dhe të dëgjuarit A1 30 minuta
Tier 2/Sportist Të folurit dhe të dëgjuarit A1 30 minuta
Tier 2/General Visa (ajo që ne e njohim si viza e punësimit) Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit B1 175 minuta
Tier  Health and Care (vizë punësimi në shëndetësi dhe shërbimet e kujdesit) Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit B1 175 minuta
Viza e Inovacionit Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit B2 190 minutes
Viza Start Up Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit B1 190 minuta
Vizë studentore * (shkollë e mesme dhe Undergraduate/ Bachelor) Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit B1 175 minuta
Vizë studentore (postgraduate/Master)* Të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit B2 190 minuta

*Në rastin e vizave studentore, përcaktimin e nivelit të kërkuar gjuhësor e bëjnë vetë institucionet Akademike. Ju lutemi të konsultoheni përpara se të bëni aplikimin tuaj.

Si dhe pse të përzgjidhni Englanders CR për të dhënë provimin tuaj PSI SELT?

Qendra jonë ka limituar kapacitetin e kandidateve që mund të testohen njëkohësisht ne vetëm 1 person. Pra, ju do të jeni të vetëm në provim, për më shumë privatësi, në një ambjent të qetë dhe pa asnjë shurmë apo tërheqje vëmendjeje. I gjithë provimi është online, i pajisur me kufje profesionale dhe i testuar dhe i mirëmbajtur në vazhdimësi. Kushte optimale dhe orare pothuajse të përditshme.

 Kujdes: IELTS UKVI apo ekuivalenti në familjen e testimeve SELT ka vetëm disa ditë përgjatë një muaji që mund të jepet testimi, ndërkohë pranë nesh PSI selt është i disponueshem pothuajse çdo ditë të javës.

Gjithashtu prenotimi online i IELTS UKVI mbyllet të paktën 1 javë përpara provimit ndërkohë që me provimin PSI SELT pranë zyrës tonë ju mund të prenotoni edhe 2 ditë përpara ditës së provimit (në varësi të disponibilitetit).

Prenotimi nuk ka qenë kurrë me i thjeshtë. Vetëm disa hapa që permbledhin informacionin, pagesa kryhet online dhe me pas ju mirëpresim në zyrat tona në zemër të Tiranës, tek Rruga e Barrikadave.

 

Që eksperienca juaj me PSI të mos jetë një surprisë referojuni materiale përgatitore online falas: https://www.skillsforenglish.com/downloads/learning-materials-english.pdf

Regjistrohu për testimin e gjuhës Angleze:

https://www.bookmyskillsforenglish.com/login

 

Lehtësia apo mendjelehtësia e aplikimit për vizë Britanike?

Të listuar të dytët me përqindjen më të lartë në rajon, plot 40% të rasteve të aplikimit për vizë Britanike nga nënshtetasit Shqiptarë refuzohen (burimi UKVI official statistics Q2 1017).

Nën efektin e ‘one click away’ ku çdo gjë në letër duket e thjeshtë por në fakt gjithçka ka nevojë për një interpretim personal, qytetarët aplikojnë dhe habiten që në pak ditë marrin një refuzim.

Pse duhet të na bëjë përshtypje kjo?

Eshtë e njohur që Commonwealth është një sistem masiv me shtrirje pothuajse globale dhe sikurse një vizë për në Britaninë e Madhe hap dyert për aplikime të thjeshta në shumë vende Anglofone, e kundërta ngre shumë pikëpyetje.

Në çdo aplikim vize për Britaninë e madhe apo për vende që vazhdojnë të kenë regjim vizash, një nga pyetjet rutine është: keni patur një vizë të refuzuar më parë?

Nëse përgjigjja natyrshëm vjen ‘PO’, oficeri i emigracionit është i detyruar dhe kurioz për të parë dosjen tuaj me shumë më tepër kujdes. Skrupujt profesional dhe preçedenti janë motive shumë të forta që dosja të shihet me dyshim.

Një dosje aplikimi është një profil individual dhe rast pas rasti, në varësi të rrethanave personale ndryshon. Për pasojë nuk ka një formulë unike të dokumentave për t’u përfshirë që sigurojnë suksesin. Rekomandimi në çdo rast është që të shqyrtohen motivet dhe mundësitë reale të vizitës qoftë kjo për turizëm, edukim apo tjetër.

Në asnjë rrethanë individi nuk duhet të mendoje që me pak fat dhe me pak dashamirësi viza do të merret.

Nje ushtri e tërë profesionistësh e mirëtrajnuar mban një standard të konsoliduar në bazë të praktikave më të mira ndër vite. Eshtë realisht në dorën e çdo aplikanti të evitojë mendjelehtësine dhe të përmbyllë një proçes të suksesshëm.

Crown Albania ka një rekord aplikimesh të sukseshme ndërkohë që ruan statusin e agjentit dhe partnerit për shumë grupe akademike dhe institucione edukative.

Rezultati ynë më i mirë: në rastin e vizës studentore, një proces i suksesshëm pas dy refuzimeve radhazi të ndërmarra pa konsulencën e stafit tonë.

Roli ynë është 360 gradë:

  • prezantim i ofertave nga disa universite bazuar në kushtet e studentit,

  • negocim burse,

  • pranim oferte,

  • përpilim dokumentacioni,

  • aplikim për vizë Britanike.

Në rastin e vizave turistike një grup prej 8 personash, staf i “Coca Cola Bottling Shqipëria” dhe “Uji i Ftohtë Tepelenë” (me statusin e sponsorit të ekipit kombëtar të futbollit) aplikuan dhe siguruan vizat Britanike në një kohë rekord në Shtator 2018 për të ndjekur ndeshjen Skoci Shqipëri në Glasgow.

Të gjithë klientet tanë në fund të proçesit janë miqtë tane. Jemi krenar që CROWN lë gjurmë dhe krijom mundësi për përparim individual përmes punës sonë.